26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovoski sërish kërkoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Vetëm në këtë regjim hibrid ministri i Shëndetësisë dhe institucionet et ij mund të ndajnë tenderë për furnizim që vlejnë miliona euro një pronar dhe partneri ndërtimor të familjes së gruas së ministrit Filipçe”, shprehet Stoilkovski.
Stoilkovski kërkoi nga Filipçe të japë dorëheqje menjëherë.

“Venko Filipçe duhet të largohet dhe të përgjigjet se si me një pagë mund të blehet 15.000 metër katror në Vodno. Ai duhet të largohet dhe të përgjigjet, se si partner ndërtimor dhe bashkëpronar i pronave me familjen e Filipçes fiton tetë milionë euro”, thotë Stoikovski./Telegrafi/

Të fundit