29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev shpreh keqardhje, kjo është e vërteta

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka shprehur keqardhje që intervista e tij në mediat bullgare zgjoi emocione negative tek qytetarët.
“Më lejoni së pari të shpreh keqardhjen time që intervista ime me mediat bullgare shkaktoi emocione kaq të forta negative, për të cilat unë jam plotësisht i vetëdijshëm dhe të cilët i di dhe i kuptoj në detaje, njofton agjencia e lajmeve INA.

Por në të njëjtën kohë, unë kam një detyrim ndaj qytetarëve maqedonas të inkurajoj lëvizjen drejt zgjidhjes së çështjeve që kanë lindur me Republikën e Bullgarisë dhe që janë bërë pengesë për miratimin e kornizës për negociata me Bashkimin Evropian.
Të dy popujt, maqedonas dhe bullgarë, duhet të përballen me ato çështje të historisë dhe të zhvillojnë dhe mbajnë një kapacitet për mirëkuptim dhe falje”, u shpreh Zaev.

Ai tha se, popujt e Evropës ranë dakord të mos e harronin, por ta falnin njëri-tjetrin.

“Per te ardhmen. Për shkak të së ardhmes së përbashkët në Bashkimin Evropian, i cili është një shembull si në emër të së ardhmes, ndryshimet më të thella dhe konfliktet historike u lanë në të kaluarën.
Ky është qëllimi im më i mirë dhe unë gjithmonë do ta përfaqësoj atë synim për sa kohë që ka shansin më të vogël për zgjidhje dhe për suksesin e procesit tonë të anëtarësimit në BE me fillimin e negociatave.
Shtetësia jonë bazohet në veprat e antifashizmit. Liria jonë është rezultat i antifashizmit”, deklaroi Zaev.

Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni reagimin e plotë: https://ëëë.facebook.com/zaevzoran/posts/10159222641312932

Të fundit