17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

1.8 milionëshi/ MPJ dorëzon dokumentet në Prokurori

Ministria e Punëve të Jashtme ka dorëzuar në Komisionin kundër korrupsionit dhe në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dokumentacionin për furnizimin publik në të cilën përfshihet kompania Eurovia, shkruan Alsat.- Advertisements –

Nga atje ftojnë institucionet ta trajtojnë lëndën me prioritet, duke pasur parasysh, siç komunikojnë nga ky institucionet, spekulimet në opinion.

“Nuk ka parregullsi në procedurën e nevojshme për mbajtjen në Shkup të ngjarjes më të madhe të politikës ndërkombëtare, në kuadër të kryesimit të vendit me OSBE-në”, thuhet në komunikatën e tyre. Eurovia ka fituar tendin 1.8 milion eurosh të Ministrisë së Jashtme për adoptimin e hapësirave të qendrës “Boris Trajkovski” për nevojat e konferencës së OSBE-së e cila do të mbahet në dhjetor. Opozita akuzon pronarin e saj për afërsi me BDI-në, si një nga donatorët më të mëdhenj të partisë së Ahmetit. / Alsat.mk

Të fundit