Brendi “Special” kujdeset për personat të cilët ditë e natë punojnë për shëndetin e të infektuarve
Për çdo ditë, rreth 170 persona punojnë në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup, dhe japin gjithçka nga vetja që t`i ndihmojnë personave që janë të infektuar me virusin Covid-19. Që t`i japim pak përkrahje fal brendit Special tre të marte me radhë duke nisur nga sot do të sigurohet shujtë ushqimore për tërë personelin e Klinikës.
“Nuk ekzistojnë fjalë që mund të përdoren për t`iu falënderuar sakrificës së deritanishme por edhe të ardhme të tërë personelit të Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive, në pikëpamjen e profesionalizmit të tyre dhe veprimtarisë, por edhe mundësisë për t`u ekspozuar virusin tek më të afërmit e tyre. Në atë drejtim, brendi Special, si një kompani me përgjegjësi shoqërore e cila gjithmonë kujdeset për shoqërinë, si përkrahje dhe solidaritet, tre të marte radhas, duke nisur nga sot, do të siguroje ushqim për tërë personelin e klinikës. Ky është një hap me të cilin duam që t`ia shtrijmë dorën të gjithë luftëtarëve që në këto momente na duhen më së shumti”, deklaruan nga menaxhmenti i kompanisë.
“ Si shoqëri duhet që të kujdesemi ndaj njëri-tjetrit, ndërsa si kompani mundemi që ta tregojmë kujdesin dhe humanizmin tonë duke siguruar prodhime që do ta lehtësonin veprimtarinë e mjekëve dhe personelit mjekësor që po kujdeset për shëndetin e personave të infektuar. Secila kompani e di mundësinë se si mund të veproje dhe ndihmoje në këto momente të vështira për ne dhe shoqërinë tonë”, shtuan nga kompania.
Brendi “Special” nga momenti i vënies së masave për kujdes të rekomanduara nga Ministria e shëndetësisë ka bërë riorganizim të plotë në pikat e shitjes me mbrojtje maksimale të blerësve të saj me çka e ka vendosur sistemin sportel. Në mënyrë shtesë të gjithë të punësuarit në mënyrë të detajuar i respektojnë rekomandimet duke bartur maska mbrojtëse dhe doreza.
Nga brendi “Special” rekomanduan që të gjithë t`i respektojmë masat për kujdes dhe mbrojtje pasi që për të gjithë ne bëhet fjalë. Tani, si kurrë me parë, përgjegjësia kolektive është më e rëndësishmja.almakos