25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

28 vjeçari nga Shkupi mbyt gjyshen e tij, e rrahu dhe më pas e ngulfati

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një 28-vjeçari nga Shkupi, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale – vrasje. Ai dyshohet si autor i vrasjes së gjyshes së tij, përcjell INA.

Më 18 janar, në shtëpinë e familjes në Lisiçë të Re, gjatë dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Sipas të dhënave fillestare, ai e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe në qafë dhe më pas e ka mbytur.

Prokurori publik ka nisur procedimin e rastit dhe se ndaj të dyshuarit është shqiptuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.(INA)

Të fundit