05/03/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reshjet e borës, ndalesa për mjetet e rënda transportuese dhe autobusët në disa akse rrugore

Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në rrugën nga Gostivari në Strazhë (Kërçovë) dhe nga Mavrova në Dibër, si dhe nuk lejohet qarkullimi i autobusëve në vendkalimet kufitare “Jazhincë” dhe “Qafë Thanë”, por edhe në drejtim të pikës turistike Kodra e Diellit.

Për shkak të reshjeve të borës, ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda dhe autobusëve në disa akse rrugore në vend.

Sipas informacioneve nga Lidhja Automjeteve të Maqedonisë (AMSM), nga ora katër e mëngjesit të sotëm ka hyrë në fuqi ndalim qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gostivar – Strazhë (Kërçovë) dhe Mavrovë – Dibër.

Në rrugën nga Tetova për në Kodrën e Diellit, nga ora pesë e mëngjesit të sotëm është ndaluar qarkullimi i autobusëve, ndërsa për të gjitha automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.

Për shkak të erës së fortë, AMSM-ja informon se reshje të mëdha bore ka në shtrirjen nga fshati Rogaçevë deri në pikën kufitare “Jazhincë” dhe nga ora 08:40 është ndaluar qarkullimi i autobusëve dhe automjeteve të rënda, ndersa per automjetet e tjera janë të detyrueshme pajisjet dimërore.(INA)

Të fundit