Një punëtor 49-vjeçar nga Kavadari, dje është lënduar rëndë, pasi ka rënë dhe është goditur në një profil metali, informoi pasdite Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.
Pas ofrimit të ndihmës në Spitalin e Përgjithhsëm – Kavadar, punëtori J.G. është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.