24/07/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

61 deputetë për ta larguar BDI-në nga Qeveria

VMRO-DPMNE po lufton për shumicën parlamentare prej 61 deputetësh pasi ne nuk duam qeveri me Ahmetin dhe BDI-në, duam qeveri pa Ali Ahmetin dhe BDI-në, prandaj duhet që të dalim në mënyrë masive, tha Mickoski

Shkup, 5 maj – “Kjo është Maqedonia e bashkimit dhe një patriotizmi të ri të përbashkët mes të barabartëve”, tha kryetari i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski gjatë qëndrimit në Manastir në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”. Sipas tij lufta është për vlerat evropiane të bazuara në respektin reciprok dhe respektin për veten. “Lufta jonë janë vlerat, ideali dhe kauza. Lufta jonë është për të rindërtuar Maqedoninë. Le të fitojnë ndryshimet për të ardhmen e përbashkët, dhe ndryshimet do të vijnë”, tha Mickoski duke shtuar se nga qytetarët varet e ardhmja.

“Këtë herë duhet të bashkoheni, është e rëndësishme që këtë herë të merrni pjesë në mënyrë që të mund që së bashku ti ndryshojmë gjërat. Me të njëjtën energji që ka pasur ky komb dhe ky vend në të gjitha fitoret e mëdha, në të gjitha festat e tyre, dhe në gjithë epopetë e lavdishme”, u shpreh Mickoski duke shtuar më tej se VMRO-DPMNE po lufton për shumicën parlamentare prej 61 deputetësh. “Që kjo të ndodh të dashur miq, duhet bashkimi i çdo njeriu, mobilizimi i çdo qelize, dhe ata që ndoshta nuk na kanë përkrahur por edhe atyre që kanë dilemë, duhet tu dërgojmë një mesazh të qartë, tani është momenti kur duhet ta dërgojmë Maqedoninë atje ku i takon dhe kjo është rruga e fitimit”, theksoi Mickoski.

Ai shprehet i vendosur që në zgjedhjet e ardhshme duhet të zgjedhim një president dhe një qeveri që do jenë të popullit dhe që sipas tij për këtë duhet një fitore bindëse e kandidatit presidencial pas të cilit do qëndrojë VMRO-DPMNE, si dhe 61 deputetë në Kuvend. Për Mickoskin fuqia e pandalshme e popullit është Maqedonia. “Në zgjedhjet e ardhshme ne do të kemi tre opsione ajo është VMRO dhe koalicioni, opsioni i dytë është BDI dhe partneri i tyre i vogël LSDM dhe disa të poshtër që do ti bashkohen dyshes Zeqeviq-Koaçevski, dhe i treti më i rrezikshmi janë ata patriotët e kontraktuar dhe me populizëm të lirë që do dalin dhe do përpiqen të përçajnë votuesin maqedonas, dhe të zvogëlojnë fitoren e VMRO-DPMNE-së që të mos arrijë 61 deputetë. Kjo është ajo që i nevojitet Ali Ahmetit dhe BDI-së që të forcojnë pozitën e tyre në procesin e negociatave. Ne nuk duam qeveri me ta, duam qeveri pa Ali Ahmetin dhe BDI-në, prandaj duhet që të dalim në mënyrë masive”, përfundoi Mickoski.koha.mk

Të fundit