Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari mbajti një
tubim falënderues me përkrahësit e tij në Tetovë. Taravari tashmë ka
bërë të qartë se gjatë fundjavës pritet nënshkrimi i marrëveshjes për
koalicionin me LEN-in.Në tubimin në Tetovë, Taravari deklaroi se ky
koalicion “do të sjell ndryshimin historik në Maqedoni”.
Të pranishmëve ju drejtua edhe kryetari I degës së Tetovës Flakron
Bexheti.
Në tubimin falënderues në Tetovë foli edhe Ministri I Shkarkuar I
Shëndetësisë Fatmir Mexhiti I cili tha se po jeton në kohërat më të
gëzuara të jetës së tij profesionale sepse është shkarkuar me urdhër të
Artan Grubi.Ai tha se ka hyrë në histori me dinjitet të madh dhe se ai
bashk me Azir Aliun u futën në histori si ministrat e parë që u shkarkuan
për punën e tyre.







