Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me deklaratën e djeshme të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, se Bullgaria nuk e mohon identitetin maqedonas, përmendi se së shpejti vendi mund të shkojë në zgjedhje të, ku sipas tij, në këto zgjedhje LSDM-ja do të margjinalizohet.
HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër
“Por lajmi i mirë është se së shpejti do të ketë zgjedhje, pas atyre zgjedhjeve do të ndodhë që partia që ai e udhëheq të margjinalizohet. Dhe unë shpresoj që edhe ai edhe të tillët si ai, përgjithmonë të zhduken nga politika dhe të vijnë njerëz që e duan dhe e çmojnë atdheun e tyre”
Nga ana tjetër, sipas një komunikatë të BDI-së, Bujar Osmani nga Brukseli alarmoi se po realizohet një plan i prgatitur dhe i organizuar për anulimin e Marrëveshjes së Ohrit, plan që, sipas BDI-së, veçmë ka rrënuar shtyllat kryesore të saj duke lënë vakum dhe paparashikueshmëri serioze që lehtë mund të keqëpërdorët nga palë të treta si dhe foli për nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës në procesin e integrimit evropian veçanërisht duke pasur parasysh momentumin e zgjerimit dhe progresin e arritur nga Mali i Zi dhe Shqipëria.
Osmani, sic thuhet në komunikatë, theksoi se integrimi i brendshëm dhe i jashtëm kërkojnë vendime të guximshme brenda vendit, por edhe angazhim të qartë dhe të vazhdueshëm nga partnerët evropianë./Tv Koha/







