Të tjera lajme

LSDM: Mickoski po krijon “satelit të ri” politik për të dobësuar opozitën

Partia opozitare LSDM ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po punon për krijimin e një subjekti të ri politik, të cilin e cilëson si “parti satelite”, me synimin, sipas saj, për të ndarë votat e opozitës dhe për të forcuar pushtetin aktual.

Sipas LSDM-së, pas dobësimit të strukturave të ZNAM-it, figurat kryesore të kësaj partie po garojnë për pozita, ndërsa formimi i një subjekti të ri politik paraqitet si vazhdim i një strategjie të mëhershme për ndikim në proceset zgjedhore.

Në reagimin e saj, LSDM pretendon se rënia e mbështetjes për VMRO-DPMNE-në dhe pakënaqësia në rritje e qytetarëve po e shtyjnë qeverinë drejt skenarëve për zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë qasje si “inxhinieri politike”.

Partia opozitare thekson se do të vazhdojë të jetë pjesë e, siç e quan, “Frontit për të Vërtetën dhe Drejtësinë”, duke vlerësuar se krijimi i subjekteve të reja politike përbën një përpjekje për manipulim elektoral.

Të fundit