Të tjera lajme

ZJARRFIKËSIT E TETOVËS: KUJDES NGA ZJARRET NË AMBIENTE TË HAPURA!

Për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret, Zjarrfikësit e Tetovës bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe të shmangen çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Komandanti i Zjarrfikësve, Avni Ameti, bën thirrje që të mos ndizen zjarre në ambiente të hapura, të mos hidhen cigare të ndezura dhe të raportohet menjëherë çdo vatër zjarri.

Ndërkohë Ministria e Bujqësisë njoftoi se nga 1 korriku deri më 31 gusht ndalohet lëvizja në pyje. Vendimi është marrë në përputhje me udhëzimet e Qeverisë dhe kërkesat e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” dhe parqeve kombëtare që menaxhojnë zonat e mbrojtura.

Nga Ministria bëjnë të ditur se lëvizja në zonat pyjore do të lejohet vetëm me leje me shkrim.

Për mosrespektimin e kësaj ndalese personat fizikë që do të kapen duke lëvizur në pyll pa leje, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për

Pyjet, do t’u shqiptohet gjobë nga 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë në denarë.

Megjithatë, vendimi nuk nënkupton ndalim të plotë të hyrjes së qytetarëve në zonat pyjore, por vendosjen e një sistemi të detyrueshëm evidentimi përmes pajisjes me leje, sqaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Kjo masë vjen në një periudhë kur temperaturat e larta dhe moti i thatë e rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve në hapësira të hapura.
Lidhur me dukurinë e paraqitjes së zjarreve në zonat pyjore, janë prononcuar edhe nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”. Nga ky Park ua rikujtojmë xhiruesve , fotografëve dhe të gjithë vizitorëve që dëshirojnë të përdorin dronë në parqet kombëtare se kjo nuk është e lejuar pa siguruar paraprakisht leje përkatëse nga institucionet kompetente dhe miratimin nga drejtoria e parkut.

Gjithashtu, nuk është e lejuar përdorimi i motorëve, automjeteve ATV dhe UTV jashtë rrugëve ku lëvizja është e lejueshme.

Që të arsyetojnë këto kufizime, Parku Kombëtar “Mali Sharr” përmes rrjeteve sociale, duke e ilustruar edhe me pamje, ka prezantuar, sic thonë, një takim të vogël që na kujton përse e ruajmë Malin Sharr.

Gjatë patrullimit në terren,të punësuarit patën një takim të pazakontë me dy kaproj të vegjël.

Kaprojtë ishin në gjendje të mirë shëndetësore, pa shenjë lëndimi apo dehidrimi, dhe prandaj ishin lënë në habitatin e tyre natyrorë për tu ribashkuar me nënën.

Kjo është edhe një mesazh I rëndësishëm deri te të gjithë vizitorët e malit:kurë do të hasni në këlyshë të vogël të ndonjë kafshe të egër ndihma më e madhe që mundet tja jepni është ti siguroni qetësi.Mos e prekni mos e zhvendosni dhe mos e merrni me vete.

Mali Sharr është shtëpi e përrallave të egra të pafundme, t`i lejojmë natyrës të ndjek rrjedhën e saj – thonë nga Parku Kombëtar.

Të fundit