Të tjera lajme

UT: PROMOVOHEN ABSOLVENTËT 2026 | VIDEO

Në hapësirat e UT u organizua Ceremonia e promovimit të Absolventëve 2026, ku studentët përmbyllën një rrugëtim të mbushur përplot më sfida në kërkim të dijes akademike.

Organizatorët nuk harruan të përmendin një nga një emrat e studentëve absolvent por të falënderojnë edhe prindërit e tyre, profesorët, stafin akademik të UT-së, që kanë kontribuar që kjo rrugë e mundimshme e studentëve të merr epilogun pozitiv, por edhe të jenë krenarë që janë vlerë e projektit më madhor të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Universitetit të Tetovës.

Në emër të shumë studentëve ekselent, të pranishmëve iu drejtua Studenti i Fakultetit të Mjekësisë, Leart Ibraimi.

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, në fjalën e tij, potencoi se sot është dita kur mblidhen frytet e përkushtimit të studentëve duke shtuar se UT-ja gjithmonë do t`i ketë dyert e hapur për ta.

Ceremonia e promovimit të Absolventëve 2026 u përmbyll si zakonisht me hedhjen e kapelave dhe me urime e përqafime me familjarët e të afërmit duke ju uruar studentëve suksese gjatë karrierës së tyre.

Nuk mungoi as edhe program artistic. Ky eveniment u pasurua edhe me këngëtarët e mirënjohur Kastriot Tusha dhe Bajramali Idrizi.

Të fundit