Me një përballje spektakolare Anglia arriti të sigurojë kualifikimin në çerekfinale pas fitores 3-2 Meksikës. Pas një vonese prej një ore, 15 minutat e para u zhvilluan me shumë tension dhe në një atmosferë elektrizuese në kryeqytetin meksikan.
Në këtë ndeshje shkëlqeu ylli anglez Jude Bellingham i cili realizoi 2 gola si dhe Harry Kane me një gol nga pika e bardhë, ndërsa për Meksikën shënuan Kinjones dhe Jiménez nga penaltia.
Në çerekfinale, Anglia do të përballet me Norvegjinë të shtunën në “Miami Stadium”, duke vazhduar ëndrrën për t’i dhënë fund pritjes 60-vjeçare për një trofe madhor.
Norvegjia shkakton surprizën më të madhe të Kupës së Botës 2026, duke eliminuar Brazilin me rezultatin 2-1. Heroi absolut i sfidës në Nju Xhersi ishte Erling Haaland, i cili në pjesën e dytë realizoi dy golat dhe dërgoi skandinavët për herë të parë në çerekfinalet e një Botërori. Golin e nderit për Brazilin e realizoi Neymar nga penaltia. Në pjesën e parë, Bruno Gimaraesh nuk arriti të realizoi një penalti për Brazilin.
Kualifikim në çerekfinale ka siguruar edhe Maroku që triumfoi 3-0 kundër Kanadasë. Në çerekfinale më 9 korrik Maroku do të përballet me Francën e cila falë golit të Mbappes nga penaltia siguroi kualifikim në çerekfinale .
Kujtojmë se deri ditën e sotme listën e golashënuesve e kryesojnë Messi, Mbappe dhe Haland me nga 7 gola të regjistruar.
Faza e 1/8 së vazhdon me ndeshjet që do të zhvillohen sonte në orët e vona të natës dhe nesër mbrëma ku do të përballen: Portugalia – Spanja, SHBA – Belgjika, Argjentina – Egjipti dhe Zvicra – Kolumbia.







