Më 13.07.2026 në ora 14:00 në Departamentin e Policisë Kriminalistike në Tetovë, një 64-vjeçar nga fshati Reçicë e Madhe ka denoncuar veprën penale “keqpërdorim i kartelës pagesore”. Sipas denoncimit, nga ana e një kryesi të panjohur është keqpërdorur kartela e tij pagesore e dedikuar për pagesën e pikave rrugore dhe mbushjen e karburantit në Evropë. I dëmtuari ka pranuar një njoftim se më 28 Qershor në ora 20:49 në një pikë karburanti në Itali, është realizuar një transaksion i paautorizuar në vlerë prej 886 eurosh për mbushje me karburant dizel, edhe pse në atë periudhë ai nuk ka qenë fare në Itali.
…….
Dje në ora 15:30 në fshatin Çajlë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Volksvagen Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga një 33-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se personi e drejtonte automjetin pa patentë shoferi, me çka është privuar nga liria në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti i është marrë për procedurë të mëtejshme.
…..
Dje, pas një aksidenti komunikacioni të ndodhur paraprakisht në rrethrrotullimin midis rrugëve “Iliria” dhe “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë kryer alkotest mbi pjesëmarrësit, me çka te shoferi një 67-vjeçar nga fshati Prelubisht është konstatuar prania e 1.79 promilëve alkool në gjak. Ai është privuar nga liria në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, ndërsa automjeti i është marrë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
……
Dje rreth orës 16:10 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën lokale afër hyrjes së fshatit Rostushë, një tricikël “Yamaha” me targa të Italisë, i drejtuar nga një 66 vjeçar nga Italia, me vendbanim në fshatin Velebrdo, ka dalë nga rruga. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji “Shën Erasmo” në Ohër. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar.
……
Dje në ora 21:30 në rrugën “Murat Baftijari” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 46-vjeçar nga Tetova, pasi gjatë një kontrolli të kryer ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet parashtresa përkatëse.
……
Dje në ora 23:30 në Sheshin e Qytetit në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në kishën “Shën Maria” në Tetovë. Ai, po atë ditë rreth orës 21:10, ka marrë para dhe sende nga kisha. Është njoftuar prokurori publik dhe në prani të prindit dhe përfaqësuesit nga Qendra për Punë Sociale, me të miturin është zhvilluar një bisedë zyrtare.
……..
Dje në ora 23:10 në SPB Tetovë, një 20-vjeçar nga fshati Çellopek, ka denoncuar se rreth orës 20:15 në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, derisa po drejtonte një automjet udhëtarësh “Audi”, paralelisht me të ka lëvizur një automjet udhëtarësh “Opel Corsa” me targa të Tetovës, e cila qëllimisht ka goditur pjesën e djathtë të automjetit të tij, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 20-vjeçarit i është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës.
……
Pas mesnate në ora 01:30 në fshatin Dobrosht, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga po i njëjti fshat, pasi gjatë kontrollit ndaj tij është gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
……
Pas mesnate në ora 00:40 në SPB Tetovë, një 32-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se ish-bashkëshorti i saj 38-vjeçar nga Tetova, i ka dërguar kërcënime për jetën. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Sot në mëngjes në ora 04:50, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria një 45-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit se në shtëpinë e tyre ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 43-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzimi penal përkatës.
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 13 Korrik








