Të tjera lajme

KTHIMI NË VENDLINDJE FILLON ME BASHKIM TOURS – STARLINK, KOMODITET DHE SHËRBIM ELITAR!

Në orët e vona të natës në Stacionin e Autobusëve në Tetovë mbërritën gjashtë autobusë të Kompanisë “Bashkim Tours” nga Tetova që kishin sjellë mërgimtarët në vendlindje për të kaluar pushimet pranë më të afërmve të tyre.

Dortmund – Dizeldorf – Leverkuzen – Frankfurt – Manhajm – Karlsruhe – Shtutgart – Ulm – Mynih – Kumanovë – Shkup – Tetovë – Gostivar – Ohër, ishte itinerari I autobusave të Bashkim Tursit.

Janë skena të zakonshme të ardhjes së mërgimtarëve. Pritje mirëseardhje, valixhe por edhe përshtypjet nga udhëtimi disaorësh në një kohë kur gjithnjë e më tepër kërkohet komoditeti gjatë rrugëtimit.

Udhëtarët kishin fjalë miradije për autobusat dhe udhëtimin me Bashkim Tursin.

Lozanë – Bern – Vidlizbah – Olten – Bazel – Lucern – Cyrih – Frauenfled – Vil – Krojclingen – Sent Galen – Shur – Kumanovë – Shkup – Tetovë – Gostivar – Kërçovë – Prilep, ishte rrugëtimi i autobusëve tjerë. Sërish të njëjta përshtypje pozitive për udhëtimin me Bashkim Tursin.

Nga Maqedonia në Zvicër, Gjermani dhe anasjelltas. Çdo të mërkurë dhe të shtunë! Kështu mbase tingëllon një mesazh promotiv për Bashkim Tursin.

Por, sipas udhëtarëve, por edhe përvojës së deritashme në këtë lloj veprimtari Bashkim Tursi po dëshmon se po I sfidon të gjitha vështirësitë gjatë udhëtimeve me staf profesionist dhe autobusë modern.

Udhëtime me autobus komod, Starlink Internet gjatë gjithë rrugëtimit e bëjnë kthimin në vendlindje të rehatshëm, të sigurt dhe gjithmonë online./Tv Koha/

Të fundit