Të tjera lajme

42 vjeçari sillet agresiv dhe i ofendon policët rrugor në Çegran

Pas mesnate në orën 00:30 në rrugën rajonale në fshatin Çegran të Gostivarit, zyrtarë policorë kanë arrestuar një 42-vjeçar nga fshati Çegran. Gjatë një kontrolli rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “BMV”, të cilin ai po e drejtonte, me ç’rast është sjellë në mënyrë agresive dhe ka ofenduar zyrtarët policorë që po kryenin detyrën zyrtare. Ai është shoqëruar dhe ndaluar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Të fundit