Të tjera lajme

Në rrugën “Karaorman”në Tetovë plumbi qorr dëmton BMW-në me targa zvicerane

Pas mesnate në orën 00:50 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Karaorman” në Tetovë, nga një plumb qorr, i padestinuar nga armë zjarri është dëmtuar xhami i përparmë i një automjeti të parkuar “BMV” me targa zvicerane, pronë e një 22-vjeçari nga fshati Pallaticë e Tetovës. Gjatë këqyrjes së kryer, në automjet është gjetur dhe marrë për ekspertizë një plumb nga armë zjarri. Këqyrjen në vendngjarje e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

Të fundit