-
Regjistrohet viktima e parë si pasojë e gripit stinor për këtë vit. Bëhet fjalë për një65 vjeçar nga Shkupi, te i cili është konstatuar influenca A/H3. Pacienti, i cili kandërruar jetë nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit, ndërsa po kurohej në KlinikënInfektive. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik theksohet se pacienti i cili kandërruar jetë ka vuajtur edhe nga sëmundje të zemrës si dhe nga mushkëritë ebardha. Nga Klinika Infektive nuk japin detaje për këtë rast. Jo zyrtarisht mësohetse ai ka qenë i shtruar një muaj në Klinikë, përkatësisht gjatë gjithë dhjetorit,ndërsa ka ndërruar jetë më 1 janar. Gjatë sezonit të gripit, gjithsej janë regjistruar 3viktima. Dy nga Shkupi dhe një nga Dibra. Raporti i fundit i institutit të ShëndetitPublik tregon se gjatë javës së parë të janarit janë regjistruar 821 raste me gripstinor, që është për rreth 350 raste më shumë krahasuar me një javë më parë,ndërsa për rreth 75% ky numër është më i lartë se periudhën e njëjtë të vitit tëkaluar. Moshat nga 0-4 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi. Autoritetetshëndetësore bëjnë apel për vaksinim kundër gripit. Nga Qendra e Shëndetit Publiknë Shkup thonë se me rritjen e numrit të të prekurve nga gripi është rritur dheinteresimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.Deri më tash me vaksina kundër gripitsezonal janë imunizuar rreth 60,000 qytetarë.TV KOHA







