28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Deri më 20 janar afati për parashtrimin e kërkesës për vend parkimi në Tetovë

  • Deri më 20 janar është afati kur banorët e Tetovës do të mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të siguruar një vend parkimi për tërë vitin.Edhe pse afati ka qenë deri më 30
    janar, megjithatë I njejti është shtyer për më 20 janar për shkak të festave dhe kthimit të mërgimtarëve në vendlindje. Të gjithë ata që nuk kanë paraqitur kërkesa të reja do të
    përballen me bllokim të automjeteve.
    “Ju e dini se tashmë ndërmarrja Parkingu i Qytetit, ka krijuar vende të reja për
    parkim edhe nëpër disa blloqe banimi, prandaj edhe rritet numri i qytetarëve që
    parashtrojnë kërkesa për parkim vjetor. Prandaj, duke patur parasysh faktin se ka
    patur festa, disa qytetarë kanë qenë në pushime dhe për të mos krijuar kaos, e kemi
    vazhduar afatin për parashtrim të kërkesave.Pas 20 janarit do të vazhdohet të
    funksionohet në bazë të kërkesave të parashtruara”, tha Igor Dodevski, drejtor i
    Ndërmarrjes Publike Parkingu I Qytetit.
    Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se në rajonin e Tetovës dhe rrethinës ka rreth 55 mijë
    vetura të regjistruara, kurse me ardhjen e mërgimtarëve është rritur dukshëm frekuentimi në komunikacion që shkaktoi edhe kaos në aspektin e parkimit.Për të evituar këtë kaos, lejoi për parkim oborret e katër shkollave në Tetovë.
    “Ju e dini në kohën kur vijnë mërgimtarët, ne nuk duhet që ti dënojmë ata por kemi
    obligim që t`I shërbejmë dhe në këtë formë ne bashkërisht me kryetarin e komunës
    së Tetovës arritëm që të lirojmë për parkim oborret e disa shkollave. Pra, ne nuk
    duhet që t`I dënojmë sepse fundja e fundit ata sjellin shumë të ardhura për qytetin
    tonë”, tha Dodevski.
    Por, ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me ndërtimin e parkingjeve në kate në Tetovë.
    Komuna është duke bërë analiza dhe pritet që në të ardhmen pasi që të gjendet vendi
    poashtu të shihet në bazë të planeve urbanistike të fillojë ndërtimi i parkingut në
    kate.
    “Në plan janë edhe parkingjet në kate dhe e gjithë kjo do të varet nga sektori për
    veprimtari komunale, për të parë se si do të përballemi me këtë frekuentim të madh
    në qytet të automjeteve.Ashtu si do të vendos sektori për veprimtari komunale ashtu
    do të veprojmë”, theksoi drejtori Dodevski.
    Ndërkohë, sa i përket gjendjes financiare të ndërmarrjes drejtori Dodevski, thekson se
    deri në kuartalin e tretë kanë qenë në plus dhe punohet që në qytet të ketë më shumë
    vende për parkim, më shumë rend por njëkohësisht për ngritjen dhe avancimin e gjendjes së puntorëve, sidomos rritjen e pagave dhe rregullimin e statusit të tyre.       TV KOHA

Të fundit