Reparti i gjinekologjisë dhe akusherisë është tjetërsuar thuajse krejtësisht. Rinovime të hapësirave, shtretër dhe mjete të reja, si dhe 4 salla me aparatura të reja, 2 prej të cilave salla lindje, një sallë operacioni dhe kiretazhën. Gjithashtu në repartin e gjinekologjisë kanë filluar të funksionojnë edhe 3 dhoma të posaçme VIP, te të cilat lejohet qëndrimi i familjarëve pranë nënave lehonë. Shefja e repartit të gjinekologjisë Merale Rexhepi thotë se përveç lindjeve, në këtë repart trajtohen edhe shumë sëmundje tjera gjinekologjike. Merale Rexhepi thotë se të gjitha shërbimet dhe kushtet që i ofrojnë spitalet private ofrohen edhe te reparti i gjinekologjisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës, por për dallim nga spitalet private, këtu këto shërbime ofrohen pa pagesë.
Merale Rexhepi – Ndërkaq pavarësisht rënies së vazhdueshme të numrit të lindjeve në zonën e Pollogut, viti 2024 ka nisur me këmbë të mbarë. Sipas gjinekologes, gjatë muajit janar, në krahasim me këtë periudhë gjatë viteve të kaluara, ka pasur më shumë lindje, edhe atë për mbi 30%. Së fundmi në repartin e gjinekologjisë është hapur edhe shkolla për gjidhënie por edhe psikolog që do të trajtonin lehonat në nevojë.TV KOHA







