Të tjera lajme

LIGA E DYTË: NESËR ZHVILLOHEN 7 NDESHJE TË JAVËS SË KATËLRT

Shtatë ndeshjet  të  javës së katërt në Ligën e dytë të  futbollit vendor  zhvillohen të shtunën në ora  15 e 30, ndërsa  ndeshja  Bellasica – Detonit Plaçkovica  luhet të  dielën me  fillim në ora  19:00

  Kampionati në Ligën e dytë të  futbollit vendor vazhdon të shtunën dhe  të  dielën me ndeshjet e xhiros së 4-të të  sezonit  vjeshtor  ku  priten ndeshje  cilësore   në  disa  përballje  sidomos  të  skuadrave  që pretendojnë  kreun e tabelës .

Shkëndija e Haraqinës në cilësinë e vendasit do të përballet me  ekipin  Gornje Konajre ku konsiderohet  favorite  absolute. Haraqinasit  edhe kësaj radhe  do të  mundohen  që  me lojë cilësore të kënaqin  fansat  e tyre të cilët në çdo lojë  janë në numër  të konsiderueshëm . Objektivi i vetë  i Shkëndijë  në përballjen me ekipin  Gornje Konjare  janë tre  pikët.

Skuadra e Teteksit nesër në Tetovë mirëpret  skuadrën Sllogës  nga  Vinica. Tetovarët  në  këtë ndeshje  kanë  paralajmëruar se  do të  kenë përkrahjen e madhe  të  fansave  të tyre për të arritur  deri te  tre pikët.

 Në  ndeshjet  tjera ekipet  vendase  konsiderohen  favorite  për  të  fituar  pikët. Të  shtunën me  fillim në ora  15:30 takohenË  të  xhris së  katërt përballen: Bregalnica – Novaci, Kozhufi – Prespa, Osogovo – Skopje, Pobeda  – Ohri, Shkëndija Haraqinës  – Golemo Konjari, Vardari Negotinë – Kamenica Sasa, dhe Teteksi – Slloga Vinicë ndërsa  ndeshja Bellasica – Detonit Plaçkovica  luhet të  dielën me  fillim në ora  19:00

Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit