Të tjera lajme

MPJ: 473 SHTETAS TË RMV-së NË PRITJE EVAKUIMI!  

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë njofton se që nga fillimi i konfliktit deri më sot, gjithsej 473 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë kontaktuar me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të vendit në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi.

Sipas të dhënave të fundit, 19 persona janë regjistruar nga Izraeli, 106 nga Katari, ndërsa 348 shtetas kanë kontaktuar me përfaqësinë diplomatike në Abu Dabi. Në këtë shifër përfshihen edhe 18 persona nga Kuvajti dhe 12 persona nga Bahreini.

Sipas informacionit të marrë nga autoritetet kompetente, aktualisht ende nuk rekomandohet evakuimi me rrugë tokësore për shtetasit që ndodhen në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministria njofton se evakuimi do të fillojë sapo të krijohen kushtet e sigurta.

Sa i përket shtetasve që ndodhen në Tel Aviv, Ministria po analizon aktivisht alternativat e mundshme për nxjerrjen e tyre të sigurt nga vendi.

Ministria e Jashtme përsëri u bën thirrje për qytetarëve të bllokuar në zonat e konfliktit që të ndjekin rregullisht paralajmërimet dhe udhëzimet e autoriteteve lokale, duke shtuar se numrat e telefonit të gatshëm të shtabit të krizës pranë Ministrisë, si dhe kontaktet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, janë në dispozicion 24 orë në ditë.

Të fundit