Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në të ardhmen Maqedonia e Veriut mund të ketë sfida ekonomike si pasojë e konflikteve në lindje. Ai thotë se tani ekonomia është e qëndrueshme mirëpo thekson se shteti duhet të jetë i përgatitur për çdo lloj ndryshimi që mund të vjen si pasojë e luftës në Iran.
HRISTJAN MICSKOSKI – Kryeministër i Maqedonisë
“Situata e sigurisë është e qëndrueshme, por ndoshta, me kalimin e kohës, do të kemi sfida të caktuara ekonomike për shkak të presionit mbi çmimin e naftës”
Mickoski thotë se po shqyrton me Ministrinë e Financave uljen e akcizës dhe taksave, në mënyrë që të shohim se cilat janë opsionet tona për të zvogëluar ndikimin në standardin e jetesës së qytetarëve.
Për momentin, nuk ka vendim për shpalljen e gjendjes së krizës. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska tha se situata po monitorohet dhe nëse shteti kërkon shpalljen e gjendjes së krizës, kjo do të shqyrtohet nga Qeveria.
Dje Ministri për Energjetik dhe Minisera njoftoi se rezervat e derivateve të naftës janë stabile, dhe se ka mjaftueshëm për të furnizuar qytetarët dhe ekonominë.
Edhe Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi dje tha se për momentin nuk ka tendencë për përkeqësim të situatës mgjithatë, bëri të ditur se dikasteri që ai udhëheq dhe Qeveria po i monitorojnë nga afër të gjithë ngjarjet në rajon me gjërë, me qëllim që të marrin masa sapo të jetë e nevojshme.
Ekspertët ekonomikë ditë më parë për Televizionin Koha paralajmëruan që vendi pritet të goditet nga kriza të reja, si pasojë e rritjes së çmimit të naftës që planfikohet se do të ndodhë javëve në vijim, si pasojë e luftës në Iran dhe mbylljes së kanalsit të Hormuzit. Me rritjen e çmimeve të naftës, rriten çmimet e të gjithë zhinxhirit furnizues me çka ndodhë edhe rritja e çdo produkti final.







