07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

A po tkurret popullsia shqiptare nga emigrimi!

Shqipëria vijon të vuajë një nga krizat më të rënda, të paktën sipas raporteve të shoqërisë civile. Bëhet fjalë për shpopullimin e vendit për shkak të emigrimeve masive. Emigrimi ka sjellë edhe heqje dorë nga shtetësia shqiptare, për shkak se vendet ku ata kanë vendosur të jetojnë dhe të marrin shtetësinë, nuk e lejojnë që të mund të mbahet njëkohësisht edhe ajo shqiptare. Në të tilla kushte, vetëm në 12 mars 2024, kanë hequr dorë nga pasaporta shqiptare me dekret të Presidentit Bajram Begaj, 20 qytetarë. Ndërkohë 12 kanë arritur të fitojnë shtetësinë shqiptare, apo thënë ndryshe një raport negativ prej 8 personash më pak. Nga ana tjetër sipas njoftimit të Eurostat në vitin 2021, 827 000 persona morën
nënshtetësi nga shtetet anëtare të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 14% krahasuar me vitin 2020. Marokenët, sirianë dhe shqiptarë vazhdojnë të jenë përfituesit kryesorë të shtetësisë së shteteve anëtare të BE-së në vitin 2021. Shqiptarët u renditë të tretët (32 300, 70% kanë marrë nënshtetësinë në Itali). Sipas shteteve, Italia dhe Greqia, dy destinacionet tradicionale të emigrantëve shqiptarë, sidomos në dy dekadat e para të pas viteve ’90, kryesojnë për numrin e pasaportave që kanë dhënë për shtetasit shqiptarë.TV KOHA

Të fundit