Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot është shtyrë për më 30 prill të këtij viti. kjo pasi në fillim të seancës së sotme, gjyqtari Ilija Tërpkov njoftoi se anëtarja e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarja Diana Gruevska, zyrtarisht mungon dhe seanca është shtyrë për më 30 prill. Seanca e sotme është e para në Gjykatën e Shkallës së Parë, pasi që dje Gjykata Supreme nuk e pranoi iniciativën e avokatit të të akuzuarit Vladimir Atanasovski për të vendosur nëse amnistia për sulmin në Kuvend do të zbatohet në rastin e organizatorëve të 27 prillit.Tani i takon Këshillit Gjyqësor që të vendosë për rastin në rrjedhën e procedurës pas kërkesës së avokatëve mbrojtës për zbatimin e Ligjit për amnisti në ngjarjet e 27 prillit.Të akuzuar në këtë rast janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish ministrat për transport dhe lidhje dhe arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale të “rrezikimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva.27 Prilli, gjykimi për organizatorët shtyhet për më 30 prill.TV KOHA