25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aeroplani japonez u ngrit në ajër më 2024, por zbriti më 2023 – pasagjerët e pritën dy herë Vitin e Ri

Aeroplani i aviokompanisë japoneze ANA u ngrit nga Tokio të hënën dhe u ul në Los Angeles të dielën!

Kështu, disa pasagjerë patën mundësinë ta mirëpresin Vitin e Ri dy herë, për shkak të një lloj “udhëtimi” në kohë.

“Në fluturimin nga Tokio për në Los Angeles, pasagjerët patën mundësinë ta mirëpresin vitin 2024 fillimisht në Tokio, dhe pas mbërritjes në Los Anxhelos, për shkak të zonave të ndryshme kohore, ata mund ta mirëpresin atë edhe në Los Angeles”, u tha në ueb-faqen Flightradar24.

Aeroplani nga Tokio u ngrit 50 minuta pas mesnatës të së hënës, dhe u ul në Los Angeles në orën 17:00 të së dielës, kështu që pasagjerët kishin kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për një festë tjetër.

Të fundit