13/04/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aggeler: Influenca ruse është gjithmonë aty, qytetarët e Maqedonisë së Veriut para zgjedhjeve t’u parashtrojnë pyetje kandidatëve

Ambasadorja amerikane në vend, Angela P. Aggeler tha se nuk ka njoftim për ndonjë tentim specifik për ndikim rus në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut, por shtoi se beson që gjithmonë në vend ekziston influenca ruse. Aggeler tha se është e rëndësishme që qytetarët t’u parashtrojnë pyetje kandidatëve para se të votojnë.

“Nuk jam e njoftuar për ndonjë influencë specifike siç e përshkruani. Besoj që është aty sepse në përgjithësi është në këtë rajon, por më e rëndësishmja siç shkojmë drejt kësaj periudhe të zgjedhjeve, është që qytetarët e këtij vendi të parashtrojnë pyetje, të parashtrojnë pyetje deri tek kandidatët dhe gjatë votimit të reflektojnë prioritetet e tyre në vazhdimin tutje, për mua kjo është më me rëndësi”, the mes tjerash Aggeler./tv21.tv

Të fundit