13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Heronjtë si Fahri Fazliu sakrifikuan jetën që brezat e rinj të ndërtojnë dhe gëzojnë të ardhmen

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ishte pjesëmarrës në ceremoninë e shpalosjes së shtatores së heroit kombëtar Fahri Fazliu në Obiliq të Kosovës.

Në fjalimin e tij të rastit, Ahmeti tha se heronjtë gjithmonë duhet kujtuar, sepse që nga demonstratat e deri tek lufta dhanë kontribut madhor për një Kosovë të lirë.

“Jam i lumtur që sot më këtë shtatore po madhështohet edhe më tepër Obiliqi, e aq më tepër kur është përjetësuar një hero si Fahri Fazliu, që gjatë gjithë jetës së tij ishte në krye të secilës detyrë për atdhedashuri dhe mision kombëtar. Fahriu do tëmbahet mend si organizator e mbarëvajtës i demonstrative të zëshme të viteve të 80-ta, të ilegalitetit dhe idealit për Kosovën e lirë. Ndaj, asnjëherë mos ti harrojmë dëshmorët tanë, heronjtë që i dhanë këtij vendi aq shumë, sepse ata sakrifikuan jetën që ardhmëria të gëzoj ditë më të mira. Ne që kujtojmë të kaluarën dimë të ndertojmë dhe të ardhmen!”, deklaroi Ahmeti.

https://fb.watch/kkCPJBo3gf/

Të fundit