17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ahmeti: Nëse ne politikanët duam të sillemi vërdallë këtu dhe të votojmë për njëri-tjetrin, atëherë mos t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese! Të tjerët do e braktisin vendin

Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin tani, sepse ky është momenti i artë për vendin, vlerëson lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për TV21. Shtoi se nëse krerët politikë në qeveri nuk i votojnë të njëjtat, përfshirë edhe ata të opozitës, atëherë në Maqedoninë e Veriut do të mbesin vetëm politikanët dhe biznesmenët, pasi të tjerët do ta braktisin vendin.

“Hristijan Mickoski duhet t’i mendojë gjërat mirë sepse mban përgjegjësi si lider partie. Gjërat nuk e di si do të shkojnë, por është e domosdoshme që ndryshimet kushtetuese të ndodhin. Ne nuk duhet ta humbim shansin e artë. Ne jemi para hyrjes në dhomë kryesore. Në qoftë se Mickoski, Kovaçevski, Ahmeti, Thaçi, Taravari duan që të mbesin të vetëm këtu dhe të votojnë për njëri – tjetrin, atëherë mos t’i bëjnë ndryshimet kushtetuese dhe ne të sillemi vërdallë këtu, politikanë, biznesmenë atëherë njerëzit do të na braktisin, sepse njerëzit duan jetë më të mirë”, tha Ahmeti.

Të fundit