25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident i rëndë në Venecia! Tre të vdekur, shqiptarët dhe një vajzë italiane ranë me makinë në lumë

Tre të rinj, dy prej të cilëve të fejuar, humbën jetën në një aksident rrugor të ndodhur natën e së enjtes në Portogruaro, në provincën e Venecias ne Itali.

Mediat italiane thonë se sipas hetimeve të policisë dhe zjarrfikësve, makina e tipit “BMW Series 3”, doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe përfundoi në lumë. Trupat e tre personave në bord, dy djem dhe një vajzë, u gjetën nga zhytësit.

Përplasja ndodhi në zonën Borgo Sant’Agnese rreth orës 3 të mëngjesit, viktimat janë të gjithë të rinj rreth të njëzetave. Sipas disa dëshmitarëve, makina kaloi drejt në një rrethrrotullim, duke thyer një portë përpara se të përfundonte në ujë ku edhe u fundos pasi kaloi një urë të vogël mbi lum.

Zhytësit kontrolluan kanalin për të përjashtuar dyshime se ne makine kishte edhe persona të tjerë. Makina u nxor nga uji ndërsa trupat e viktimave ende brenda. Prokurori urdhëroi kryerjen e autopsisë së drejtuesit të mjetit për të kuptuar gjendjen psikofizike në të cilën ai drejtonte mjetin.

Viktimat janë Giulia di Tillio, 21 vjeçe, banuese në Portogruaro, Egli Gjeci, me origjinë shqiptare dhe po ashtu banuese në Portogruaro dhe Altin Hoti, 22 vjeç shqiptar nga Kosova, banues në Concordia Sagittaria.

Ky i fundit, i fejuar prej dy vitesh me Giulia-n, drejtonte makinën që po ashtu zotëronte dhe gjashtë muaj më parë ishte goditur nga një humbje e rëndë kur vëllai i tij Admiri, në moshën 18-vjeçare kishte humbur jetën në një aksident të ngjashëm rrugor ku ishte përfshirë së bashku me babanë e tij.

Të fundit