03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qendra për aftësim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativ do t’i testojë administratorët e ri: Nëse nuk kalojnë provimin, përjashtohen nga puna

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 204-të, me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe e Administratës (MSHIA) miratoi pesë ligje për reforma në administratën publike dhe transformimin digjital të shtetit.

Në mesin e tyre është edhe Ligji për përkryerje profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativ, i cili parashikon formimin e Qendrës për aftësim profesional dhe trajnim të nëpunësve administrativ me fusha tematike. Pas punësimit, administratorët do të duhet të ndjekin trajnim dhe më pas të testohen me shkrim dhe gojarisht, nëse nuk i kalojnë testimet, u ndërpritet marrëdhënia e punës.

Ky ligj miratohet për herë të parë në shtet, ndërkaq parashikon formimin e institucion i cili do të zbatojë trajnime të vazhdueshme dhe të detyrueshme për të gjithë nëpunësit administrativ.

“Me Ligj parashikohen trajnimet t’i zbatojë institucioni shtetëror – Qendra për Trajnime. Ky institucion do të jetë përgjegjës para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërkaq me të do të udhëheqë drejtori dhe zv.drejtori, të cilët do të zgjedhën nga Qeveri në shpallje publike. Kriteret për zgjedhjen e drejtorit dhe zv.drejtorit janë të larta, parashikojnë përvojë shumëvjeçare dhe profesionalitet. Momenti i dytë është, e dini në shtetin tonë funksionon Akademia për rreth 600 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërkaq nuk kemi Akademi për mbi 50.000 nëpunës administrativ dhe kjo ishte shumë e paligjshme. Duke filluar nga ajo, kemi insistuar se duhet të formohet Qendër e tillë trajnimi për nëpunësit administrativ”, tha ministri i MSHIA-së, Azir Aliu, gjatë takimit joformal me gazetarët të enjten.

Sipas ligjit, çdo person i cili për herë të parë punësohet si nëpunës shtetëror, në ministri, komuna, fondet, e kështu me radhë ose bëhet nëpunës shtetëror nëpërmjet mobilitetit, patjetër duhet të kalojë 120 orë trajnim në 10 fusha në afat prej 1 viti, pas çka duhet të testohet me shkrim dhe gojarisht.

“Testimin e kryen komisioni i trajnuesve, në të cilin obligativisht është i kyçur edhe personi udhëheqës nga sektori ku i punësuari punon. Nëse nuk e kalon testin me shkrim, në afat prej tre muajsh ka të drejtë edhe një herë të testohet, ndërkaq nëse edhe për herë të dytë nuk e kalon, atëherë i ndërpritet marrëdhënia e punës. E njëjta e drejtë është edhe për testimin gojarisht, pra nëse njëherë nuk e kalon ka të drejtë të testohet sërish, ndërkaq për së dyti nëse nuk e kalon, atëherë i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe nuk mund të jetë pjesë e administratës publike”, tha ministri Aliu.

Ekspertët të cilët e kanë përgatitur ligjin thonë se testimi i administratorëve është një filtër shtesë.

“Kjo procedurë do të jetë një filtër shtesë, nëse dikush gjatë procedurës së punësimit në administratë i ka shmangur procedurat”, thanë ekspertët të cilët e kanë përgatitur ligjin, duke theksuar se madje në vendet perëndimore filtrat janë edhe më rigoroze dhe nuk lejojnë herë të dytë për testim, por menjëherë përjashtohen nga puna. Pra, ky do të jetë testim shtesë”, thanë ekspertët, të cilët ishin të pranishëm gjatë takimit të ministrit me gazetarët.

Ligji pritet që javën e ardhshme të dërgohet në Kuvend ku do të kalohet me procedurë të shkurtër dhe flamur evropian, ndërkaq sipas parashikimeve, ai duhet të hyjë në fuqi në vitin 2025.

Të fundit