13/04/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksident i tmerrshëm në Sllovaki: Një autobus përplaset me një kamion, dyshohet se ka të vdekur

Nga përplasja e një autobusi me një kamion në autostradën në Sllovaki, ka edhe të lënduar, ndërsa dyshohet se mund të ketë viktima.

Aksidenti i trafikut ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të qytetit të Kutës në drejtim të Republikës Çeke.

Në aksident kanë marrë pjesë një kamion dhe një autobus me targa të Hungarisë, shkruan Cas.ck.

Ekipet e emergjencës janë në terren dhe tre helikopterë janë dërguar.

Policia tha se janë lënduar gjithsej 37 persona. Sipas portalit Nova Chas, një person ka mbetur i vrarë.

Trafiku po devijohet përgjatë rrugëve përreth.

Të fundit