Të tjera lajme

AKSIDENTI NË KROACI: VIKTIMA – SHOFERI I KAMIONIT NGA STRUMICA!

Në aksidentin që ndodhi dje pasdite në Dolni Andrijevci, Kroaci, ka humbur jetën një qytetar nga Strumica, i cili po voziste për një kompani transporti nga Kumanova, kanë konfirmuar nga shoqata “MAKAM-Trans”.

Automjeti është identifikuar përmes targave.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, duke qenë se nuk bëhet fjalë për përplasje, por me gjasë për humbje të kontrollit mbi mjetin.

Ajo që dihet është se aksidenti ka ndodhur dje në ora 14:15, kur kamioni ka rrëshqitur nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Pas aksidentit ka shpërthyer zjarr, ndërsa kamioni është djegur plotësisht së bashku me shoferin.

Në faqen e Facebook-ut “Zjarrfikësit – 193” është publikuar një video ku shihet se si shoferët në autostradë nuk kanë krijuar korridor emergjent për kalimin e automjeteve të urgjencës.

Të fundit