Të tjera lajme

MICKOSKI NDËRRON MENDJE: ZGJEDHJET MË 2028!

Kryeministri, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me deklaratën e djeshme se së shpejti do të ketë zgjedhje, theksoi se për momentin fokusi i Qeverisë është te reformat dhe konsolidimi, ndërsa zgjedhjet, siç tha ai, do të mbahen në pranverën e vitit 2028.

“Ka disa nga partitë që u frikësuan nga ajo deklaratë, unë po i ndjek. Por, qëndrimin tim ju e dini. Qëndrimi im është se këtë vit nuk ka zgjedhje, ky vit është vit i reformave dhe konsolidimit. Unë do të dëshiroja të kemi zgjedhje të rregullta që do të ndodhin së shpejti në pranverën e vitit 2028. Ndërsa për atë se a është opsion viti 2027, e dini që VMRO-DPMNE është gjithmonë e gatshme të shkojë në zgjedhje dhe të fitojë. Por, ajo që po bëjmë tani dhe ku është fokusi ynë, është të realizojmë reforma dhe ta rrisim aktivitetin ekonomik, me çka do e rrisim edhe standardin e jetesës së qytetarëve,” tha kryeministri Mickoski.

Të fundit