20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aksionet e konfiskuara të Mijallkovit prej sot dalin në ankand të Bursës së Maqedonisë së Veriut

Nga sot e deri të martën e ardhshme, në Bursën e Maqedonisë së Veriut do të shiten aksionet që i janë konfiskuar ish shefit të shërbimit sekret në Maqedoninë e Veriut, Sasho Mijallkovit, përcjell TV21. Bëhet fjalë për aksione që janë konfiskuar në rastin “Perandoria”

Mijallkovit i janë konfiskuar nga shteti aksionet në “TTK Bank”, “Tutunski Kombinat Prilep”, Akcellor Mital”, “Halk Bank”, “Stopanska Bank Manastir”, “Popovakula”, “Jugotur” dhe “RZh Shërbime.”

Aksionet shiten me shpallje dhe urdhër të Agjencisë për Menaxhim me Pronat e Konfiskuara, në ankand publik aksionar, ndërsa me datë 25 korrik të këtij viti do të dihet sa ka fituar shteti nga aksionet e Mijallkovit.

Në rastin “Perandoria”, Sasho Mijalkov e pranoi fajësinë dhe u pajtua me Prokurorinë, ndërsa u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë në vlerë prej rreth 30 milionë eurove, përfshirë 25 apartamente dhe parcelën pranë hotel “Marriott”.

Të fundit