20/06/2024
21.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Aktivitete parandaluese të MPB-së për mbrojtjen e fëmijëve në komunikacion

Në rajonet e Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir dhe Kumanovë janë realizuar një sërë aktivitetesh kushtuar sigurisë në komunikacion nga disa aspekte, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në rajonin e SPB Manastirit, në qytetet Makedonski Brod, Demir Hisar dhe Resnjë, nëpunësit policorë kanë vizituar nxënësit e klasës së parë dhe të dytë në shkollat fillore atje, gjatë të cilave janë mbajtur mësime edukative për rregullat elementare të komunikacionit, të rëndësishme për fëmijët si këmbësorë, por edhe si përdorues të skuterëve dhe biçikletave”, kumtoi MPB-ja.

Në Prilep, nga ana tjetër, është realizuar një aktivitet parandalues për drejtuesit e mjeteve motorike lidhur me rëndësinë e përdorimit të rripave të sigurisë gjatë vozitjes, ndërsa në Krushevë, nëpunësit policorë aktivitetet parandaluese i kanë fokusuar në aksionin “Festo me zemër, jo me armë”.

“Në rajonin e SPB Kumanovë, konkretisht në qytetin e Kumanovës, në zonën qendrore të qytetit, janë realizuar edhe aktivitete parandaluese të trafikut me qëllim të rëndësisë së parkimit të duhur dhe domosdoshmërisë së mbajtjes së kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletave”, thekson MPB-ja.

Të fundit