17/06/2024
25.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Moti me diell dhe ngrohtë me temperatura ditore nga 28 deri në 33 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, më të larta në pjesët veriore të vendit. Do të fryjë erë e dobët kryesisht jugore, vetëm në pjesët verilindore do të fryjë erë veriperëndimore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri në 33 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 5.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë.

DPHM parashikon mot të ngrohtë edhe për ditët në vijim. Të premten pasdite do të ketë paraqitje lokale të jostabilitetit afatshkurtër e ndjekur nga reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

“Gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell me vranësira të herëpashershme mesatare dhe kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtër me bubullima të rralla, kryesisht në juglindje, kumtoi Drejtoria për çështje hidrometeorologjike. 

Të fundit