Lena Sow është një blogere afrikano-amerikane nga Los Angeles, e cila në profilin e saj në Tik tok ndan video të përvojave të saj të udhëtimit nëpër botë.
Së fundmi, një ndjekës e ka pyetur 24 vjeçaren se cili është destinacioni më i keq evropian për të si grua me ngjyrë, ajo ka përmendur Maqedoninë, sidomos duke veçuar Shkupin.
“Numër një është Maqedonia, por jo i gjithë vendi, por konkretisht kryeqyteti, Shkupi. Kjo ishte një nga përvojat më të këqija të udhëtimit që kam pasur ndonjëherë. Në momentin që isha vetëm, njerëzit më fishkëllenin me boritë nga makinat, kishte nga ta që bërtisnin në rrugë. Thashë me vete “Kjo është e tepëruar”. Njerëzit gjatë gjithë kohës më ndiqnin dhe i thashë vetes mjaft më. Përveç se është e pasigurt, ka edhe shumë taksi të paligjshëm që paguanin tejmase”, theksoi Lena Sow.
Ajo ka thënë se çmenduri që të paguaj 20 dollarë për një udhëtim 5 minuta që kushton në Shkup deri 3 dollarë. Ajo tha se paguante taksinë sikur të ishte në Los Angeles.
“Nuk ka asnjë mënyrë për të lëvizur nëpër qytet, sepse është e vështirë të gjesh një taksi me një reputacion të mirë, veçanërisht nëse nuk flet maqedonisht. Për mua, kjo është shumë e pasigurt dhe nuk mund ta duroj. Nëse dëshironi të shkoni në Maqedoni, shkoni në pjesë të tjera të vendit, shkoni në liqenin e Ohrit, se është i bukur. Më pëlqeu shumë. Por Shkupin kalojeni. Kam dëgjuar nga shumë gra të tjera përvoja të tilla sikur unë dhe nuk mund t’ua rekomandoj. Nuk do të kthehem kurrë, kurrë”, thotë ajo në video.(INA)