Mersel Sadiku nga Gostivari, në seancën e kaluar të qeverisë u emërua Drejtor për operacione postare dhe anëtarë i Këshillit Drejtues në Sh.A Postat e Maqedonisë së Veriit.
Sadiku është profesor i Historisë ndërsa diplomoi në Fakulteti Histori-Filologji në Elbasan të Shqipërisë.
Nga viti 1999 ka qenë i punësuar si mësimdhënës i Historisë në shkollën Bashkimi në Gostivar. Në vitet 2013-2017 ka qenë Drejtor në këtë shkollë.
Sadiku në zgjedhjet e fundit brenda partiake në BDI-në e Gostivarit ishte kandidat për kryetar dege.
Sadiku vjen në këtë detyrë në vend të Elvir Zendelit, i cili edhe pse me mandat u dorëheqë nga detyra për shkaqe parimesh dhe në funksion të rrotacionit kadrovik si mundësi e përfshirjes edhe të kuadrove të tjera në detyra publike. Gostivari Sot