13/07/2024
24.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Arrestohen persona nga rajoni i Sarajit, kapen me çanta të mëdha me substancë narkotike

MPB njofton se policia mbrëmjen e djeshme ka arrestuar tre persona nga rajoni i Sarajit pasi në veturën “Mercedes” ka kapur 100 kilogramë marihuanë në vlerë të 100.000 eurove, përcjell TV21. Janë arrestuar B.A.(37) nga fshati Bukoviq, komuna e Sarajit, M.A.(21) nga fshati Kopanicë dhe N.A.(18) nga fshati Bukoviq.

“U gjetën katër çanta udhëtimi me gjithsej rreth 100 kilogramë marihuanë të cilësisë së lartë me vlerë rreth 300 mijë eurove, e cila me shumë gjasa vinte nga një fabrikë për prodhimin e vajit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe që do të kapte një çmim prej 600 mijë eurove, nëse shitet në rrugë”, thonë nga MPB.

Të fundit