Që nga viti 2002 BDI ,në asnjë moment nuk është kyçur në fushatë të zezë kundër kundërshtarëve të vet politik, por përkundrazi i ka ftuar ata që të bashkohen,të unifikohen dhe ta sfidojnë BDI në, kështu ka deklaruar sekretari i BDI-së Artan Grubi.
Ai të tha se ne kemi një ofertë të jashtëzakonshme,një program shumë voluminoz, shumë ambicioz dhe shumë modern që do t’ia prezentojmë qytetarëve dhe po kërkojmë bashkimin e votës shqiptare dhe të tjerëve rreth këtij programi dhe rreth kryeministrit të parë shqiptar .
“Nuk do merremi me partitë tjera politike por do t’a prezentojmë ofertën tonë” u shpreh Grubi i BDI së.
Ndryshe nga partitë tjera që synimin e kanë ta fitojnë BDI në,synimi jonë i vetëm është që ta fitojmë besimin e qytetarëve deklaroi Grubi.