03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Avokati serb pasi vizitoi varrezat e familjes Jashari: U ndalova për 4 orë nga anëtarët e BIA-s ai është lejuar të lëvizë lirshëm

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq gjatë ditës se djeshme ka bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari. Ndërsa, sot më të hyrë në Serbi ai ka njoftuar se u ndalua nga anëtarët e BIA-s.

Përmes një postimi në platformën X ai ka bërë të ditur se pas 4 orëve intervistim nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Informative të Serbisë (BIA) ai është lejuar të lëvizë lirshëm, shkruan tv21.tv.

“Zyrtarët e BIA-s që folën me mua kishin një qasje profesionale. Ata bënin pyetje që i interesonin dhe u sollën me shumë edukatë. Nuk ndjeva asnjë armiqësi pavarësisht dallimeve natyrore që kemi. Shpresoj që fjalët që dëgjuan nga unë do të jenë po aq ndriçuese sa janë. Paraburgimi im prej katër orësh (maksimumi ligjor) është rezultat i vendimeve të dikujt tjetër. Gjatë asaj kohe kemi pasur mundësi të shkëmbejmë mendime pa tension”, ka shkruar Stojkoviq.

Tutje ai ka thënë se prokurori publik në Beograd mund të mendojë ndryshe.

“Pa dyshim, ndoshta prokurori publik në Beograd mendon ndryshe. Të shohim kur të vijë”, ka thënë ai./21Media

Të fundit