20/05/2024
17.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Babovski: Mos përhapni gënjeshtra sepse asnjë kallëzim penal nuk mund ta ndalë panikun tashmë të krijuar në opinion rezultatet e analizave në fruta dhe perime janë negative

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Mjekësi Veterinare (AHV), Nikolçe Babovski, sot edhe një herë konfirmoi se rezultatet e analizave për gjoja praninë e mbetjeve të metaleve dhe metaleve të rënda në fruta dhe perime janë negative.

Babovski në një konferencë për media theksoi se përhapja e panikut dhe alarmit të rremë është vepër kriminale, dhe nëse AHV do të bëjë kallëzim për këtë, theksoi ai, do të dihet në ditët në vijim.

– Të gjitha rezultatet për mbetjet e supozuara të metaleve ose praninë e metaleve të rënda në fruta dhe perime janë negative. Nuk e di se cili ishte qëllimi për të përhapur panik te qytetarët. Duket se dikush ka gënjyer dikë apo dikush ka ngatërruar mikro dhe miligramë, tha Babovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me akuzat e opozitës.

Ai tha se kur dikush del për të thënë diçka në publik, ajo duhet të jetë e saktë dhe e vërtetë.

Para dy ditësh, Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE, në profilin e tij në Facebook, ndau informacione sipas të cilave në domate dhe kastravec janë gjetur plumb, kadmium dhe arsenik. Këtë, siç tha Tripunovski, e tregojnë raportet e fundit të analizave të bëra nga Laboratori Shtetëror Fitosanitar.

Të fundit