Pandemia e koronavirusit dhe masat e ndërmarra nga ana e shteteve me qëllim të asgjësimit, do të shkaktojnë në fund të vitit 2020 rënien më të madhe të ekonomisë botërore që nga Lufta e Dytë Botërore, thekson Banka botërore në raportin më të ri.
Sipas parashikimeve të Bankës botërore, rritja globale do të bjerë për 5,2 për qind këtë vit, që do të ishte recesioni më i thellë pas Luftës së Dytë Botërore.
Shumica e ekonomive botërore do të përjetojnë rënie më të madhe të prodhimit për kokë banori që prej vitit 1870, kumtoi Banka botërore në raportin “Perspektiva globale ekonomike”.
Më rëndë të goditura janë ato vende ku pandemia është më e keqe dhe të cilat në masë të madhe mbështeten në ekonominë globale, turizmin, eksportin e mallrave dhe financimin e jashtëm, shtohet në raport.
Fuqi e goditjes do të ndryshojë nga rajoni në rajon, por të gjitha tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim kanë ndjeshmëri të rritur, paralajmëron Banka botërore. Në Evropë pritet rënie ekonomike prej shtatë për qind, përderisa në SHBA 6,1 për qind para se të paraqiten shenja për ripërtëritje në vitin 2021. Në 90 për qind nga 183 ekonomi pritet rënie e BPV-së në vitin 2020.
Për shkak të prishjes serioze të ofertës dhe kërkesës vendore, ekonomia dhe financat, aktiviteti ekonomik i ekonomive përparimtare pritet të ulet për shtatë për qind në vitin 2020.
Tek tregjet e reja dhe ekonomitë në zhvillim pritet rënie prej 2,5 për qind këtë vit, që është më e madhja në 60 vitet e fundit.
BB paralajmëron se të ardhurat për kokë banori pritet të ulen për 3,6 për qind, për ç’shkak miliona njerëz do të përballen me varfëri ekstreme këtë vit. ab/