22/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Bastisje në Shkup, arrestohet dileri i drogës

Me datë 14.02.2024, në zonën e Gazi Babës në Shkup, zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Njësiti për Trafikim ilegale të Drogave dhe polic nga Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm në SPB Shkup, kanë privuar nga liria V.K.(34) nga Shkupi. Gjegjësisht, pas marrjes së masave dhe veprimeve dhe provave të siguruara, është zbuluar se personi ka shitur drogë, ndërsa ditën e djeshme gjatë kontrollit të veturës që drejtonte është gjetur dhe sekuestruar heroinë.

Në lidhje me ngjarjen dhe me qëllim të sigurimit të provave shtesë, me urdhër të gjykatës janë kryer kontrolle në tri lokacione në Shkup. Gjatë një prej kontrolleve, po në zonën e Gazi Babës, efektivët e policisë gjetën dy gra të cilat nuk pranuan të identifikoheshin. Njëri prej tyre është larguar nga vendi me veturën e pasagjerëve “Seat Leon” me targa të Shkupit dhe me veturë ka goditur njërin nga policët. Pas masave të marra, është konstatuar se është personi A.J.(26) nga fshati Orlanci, komuna e Haraçinës, i cili shumë shpejt është gjetur dhe i privuar nga liria.

Të fundit