Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka propozuar kreyetarin aktual të Parlamentit Talat Xhaferin për kryeministr në Qeverinë tenike.
Këtë sot e bëri të ditur zëdhësi i BDI-së, Bujar Osmani pas mbledhjes së kryesisë qëndrore të BDI-së në selinë në Reçic të Vogël.
Përndryshe, VMRO-DPMNE-ja ka qenë dhe mbetet kundër që të ketë kryeministër shqiptar në Qeverinë Teknike, madje kanë thënë se janë të gatshëm që të heqin dorë nga marrëveshja e Përzhinos, vetëm që të mos ketë kryeministër shqiptar.
Nga ana tjetër, kreu i LSDM-së, njëherazi edhe kryeministër aktual Dimitar Kovaçevski, ka thënë se çështja e kryeministrit shqiptar ka qenë marrëveshje mes partnerëve të koalicionit dhe se e njëjta duhet zbatuar./TV KOHA/