19/05/2024
16.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shoqata e Pedagogëve Shqiptar; Rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA janë tepër shqetësuese

Rezultatet e testimit ndërkombëtar të PISA për nxënësit e shkollave fillore janë tepër shqetësuese. Kështu vlerëson Shoqata e Pedagogëve Shqiptar në Tetovë. Më dëshpëruese për këtë shoqatë është se këta rezultate tregojnë nivelin e arsimit të gjeneratave të reja që janë e ardhmja e vendit. Sipas analizave që ka bërë kjo shoqatë, del se niveli I arsimit të nxënësve për çdo vit shënon rënie. Nga kjo shoqatë thonë se shkaqet për këtë nivel të ulët nuk është pandemia, por mos zbatimi I reformave të mirëfillta në arsim.

Naim Kurtishi-Shoqata e Pedagogëve shqiptarë

Shoqata e Pedagogëve Shqiptar në Tetovë apelon që urgjentisht të formohet këshill me ekspertë të vërtetë të arsimit, të cilët do të ndërtojnë strategji për të ndaluar rënien e nivelit të arsimit dhe si të punohet në zhvillim.

Njohësit e çështjeve arsimore  thonë  se rezultatet e tilla kanë qenë të pritshme duke i marr parasysh librat me të cilët nxënësit mësojnë, nivelin e përgatitjes profesionale të kuadrove arsimor si dhe rrethanat në të cilat gjendet shteti i jonë./TV KOHA/

Të fundit