20/05/2024
14.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

BDI:Kasami favorizon kompani të afërta me Lëvizjen Besa

Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar pushtetin lokal në Tetovë, se ka ndarë
tendera, kompanive të afërta me Lëvizjen Besa.Sipas BDI-së, miliona euro nga buxheti i
komunës së Tetovës janë derdhur në llogaritë e 3 firmave në pronësi të një familje dhe
bëhet fjalë për kompanitë, Eko Peu, Ereu Trans dhe Mujo Bau. Nga BDI-ja, thonë se
këto firma, kanë marr tenderë ekskluzivisht nga Komuna e Tetovës dhe nga asnjë
institucion tjetër dhe se këto firma kanë vetëm nga një të punësuar ndërsa kanë marr
miliona euro tenderë. Dyshimi rritet ende më shumë kur kuptohet që këto firma të
lartëcekura kanë veprimtari komplet të ndryshme nga punët për të cilat obligohen që t’i
kryejnë sipas marrëveshjeve të nënshkruara mes tyre dhe komunës së Tetovës, akuzuan
nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Pronarët dhe familjarët e afërt të këtyre kompanive, nuk e fshehin lidhjen që kanë me udhëheqësit e Komunës së Tetovës dhe kryesinë e Lëvizjes Besa, duke publikuar fotografi nga mbledhjet e ndryshme partiake. Lidhja mes këtyre grupeve të interesit shkon edhe më larg kur shtojmë që shefi aktual i urbanizimit në komunë të Tetovës është familjar dhe
mik i pronarëve të kompanive të lartcekura, dhe ish i punesuar në po të njëjtat kompani që tani po marrin tenderë milionësh nga komuna e Tetovës. Bilall Kasami po i shpërblen donatorët e partisë me miliona Euro nga paratë e tetovarëve. Bilall Kasami po e dëshmon se komunën e Tetovës e sheh si mjet për rahatimin e militantëve partiak dhe donatorëve të tij, ndërsa e gjithë kjo shkon në kurriz të qytetarëve të Tetovës”, tha Onur Kasa, anëtar i Forumit Rinor të BDI-së.
Ditë më parë kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami mohoi të ketë keqpërdorime
dhe nënvizoi se të gjitha procedurat janë bërë sipas ligjeve.
“Janë të gjithë tenderë në bazë zë procedurave të përcaktuara me ligj dhe të përcjella nga Byroja për Furnizime Publike, po të kishte diçka të dyshimtë edhe Prokuroria edhe Revizioni Shtetëror do ishin në dyert e Komunës së Tetovës, ashtu si janë çdo ditë për procedura
tjera. Unë ja e shfrytëzoj rastin edhe Revizionit edhe Prokurorisë edhe çdokush që mund të ketë dyshime për keqpërdorime, Komuna e Tetovës është e hapur për bashkëpunim”, tha kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami.
Nga BDI-ja, i kanë bërë thirrje Prokurorisë dhe Komisionit Anti-Korrupsion që të hetojë
rastin.TV KOHA

Të fundit