Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Inspektoriatin Komunal – Njësia
për Veprimtari Komunale dhe Ambientit Jetësor si dhe bashkë me
nxënësit e shkollave fillore, dhanë një mesazh për mbrojtjen e mjedisit.
Në një fushatë të veçantë, ata promovuan ndërgjegjësimin mjedisor dhe
përgjegjësinë ndaj ambientit jetësor. Nxënësit marshimin e filluan nga
oborri i shkollës së tyre, për të vazhduar drejt sheshit të Tetovës me një
qëllim. Bashkëbisedimi me qytetarët dhe ndarja e fletushkave për
ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e ambientit jetësor. Bashkë me këto
nxënës të shkollës fillore “Migjeni” dolën edhe disa arsimtarë, si dhe
inspektorët e ambientit jetësor të komunës së Tetovës, që janë edhe
bartës të projektit një javor për ngritje të vetëdijes qytetare për ruajtjen e
ambientit.
Pikërisht për këtë fenomen, sot këta nxënës bashkë me shokë e shoqe të
shkollave të tjera të Tetovës, kanë dalë për të ndarë fletushka për
qytetarët e Tetovës për të ruajtur ambientin jetësor. Rrugë më të pastra,
ambient më të pastërt – shëndet më i mirë për gjithë ne”. Ky aksion që
ka për qëllim ngritjen e vetëdijes ekologjike tek qytetarët do të zgjas një
javë, ndërsa në të marrin pjesë 12 shkolla fillore.TV KOHA